RCCOLA

Gjykata e Apelit vendos në favor të gardianëve, refuzon ankesën e Prokurorisë si të pabazuar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës, departamenti për krime të rënda ka vërtetuar aktgjykimin lirues të shkallës së parë, derisa ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Në këtë proces gjyqësor tashmë janë liruar në mungesë të provave, Gzim Slivova, Xhemajl Dërvisholli, Kjani Rrustemi, Mentor Mehemti, Arben Latifi, Driton Berisha, Myfail Mihovci, dhe Agron Sadiku. Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Pira tha se ky aktgjykim është meritor.

Gjykata e Apelit e Kosovës e kryesuar nga Have Haliti kryetare, Fillim Skoro, gjyqtar referues e Abdulla Ahmeti anëtar, duke vendosur në ankesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kundër aktgjykimit të shkallës së parë, ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë së Prishtinës, duke vërtetuar aktgjykimin lirues të shkallës së parë ndaj Gzim Slivova, Xhemajl Dërvisholli, Kjani Rrustemi, Mentor Mehemti, Arben Latifi, Driton Berisha, Myfail Mihovci, dhe Agron Sadiku.

Mobi Casa

Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Pira (dr.sc) , ka konfirmuar për rajonipress se ky aktgjykim është meritor.”Vërtet është gjykim meritor dhe i bazuar në dispozitat ligjore sepse në asnjë deklaratë apo shkresë të lëndës nuk është vërtetuar se Arben Latifi të cilin e mbroj unë dhe të tjerët janë kryesit e veprës penale” u shpreh Pira.

Kurse në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit thuhet se pretendimet e prokurorisë për shkelje të dispozitave ligjore nuk qëndrojnë.”Pretendimet ankimore se gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, e të paraqitura në ankesë, janë të pabazuara, për arsye se gjykata e shkallës së parë, drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike edhe në raport me të dëmtuarin Fisnik Blakaj. Gjykata e shkallës së parë drejtë ka aplikuar ligjin penal, ngase nuk është vërtetuar se të akuzuarit janë kryes të veprës penale “lirim i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria”, dhe se gjykata drejtë ka vepruar me marrje të aktgjykimit lirues për të akuzuarit” thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit./rajonipress/