RCCOLA

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Prokurorisë, Xhelal Selimi përfundimisht i pafajshëm

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës departamenti për krime të rënda ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës së Gjilanit derisa ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë së Gjilanit. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë, ka nxjerrë konkludime të drejta dhe të qarta se nuk është aprovuar se të akuzuarit Berat Nika, Nehat Veliu e Krenare Macula, nuk e kanë kryer veprën penale dhe nuk është provuar se Xhelal Selimi të ketë kryer veprën penale. Ky i fundit këkron dëmshpërblim për gjithë këtë proces të montuar dhe paragjykues ndaj tij.

Trupi gjykues i kryesuar nga Tonka Berishaj ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës së Gjilanit e cila i kishte shpallur të pafajshëm të akuzuarit Berat Nika, Nehat Veliu. Krenare Macula e Xhelal Selimi.

Në aktëgjykimi9n e Gjykatë së Apelit thuhet se ankesa Prokurorisë themelore të Gjilanit është e pabazuar derisa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Gjykata e Apelit e Kosovës departamenti për krime të rënda ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës së Gjilanit derisa ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë së Gjilanit. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë, ka nxjerrë konkludime të drejta dhe të qarta se nuk është aprovuar se të akuzuarit Berat Nika, Nehat Veliu e Krenare Macula, nuk e kanë kryer veprën penale dhe nuk është provuar se Xhelal Selimi të ketë kryer veprën penale thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Sipas Apelit të akuzuarit Berat Nika, Nehat Veliu dhe Krenare Macula kanë vepruar në pajtim të plotë me udhëzimin administrativ e në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve paraprake pasi që SHPK “Calabria”, kishte aplikuar për përfitimin e grandit, për përpunimin e prodhimeve të mishit, po ashtu edhe i akuzuari Xhelal Selimi, me rastin e aplikimit të grandit e ka paraqitur të gjithë i cili është kërkuar dhe nga shkresat e lëndës dhe provave të nxjerra nuk del që i akuzuari Xhelal Selimi, të ketë paraqitur të dhëna të pasakta dhe jo të plota e të cilat kishin me ndikuar që ai mos të përfitojë nga grandi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural. Nga kjo rezulton se fare nuk kemi të bëjmë me përfitim të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veti nga të akuzuarit.

Xhelal Selimi sipas Apelit nuk e ka paraqitur asnjë të dhënë të pa saktë apo jo të plotë që të përfitojë nga grandi prej Ministrisë së Bujqësisë, e nga kjo del se pretendimet ankimore të Prokurorisë Themelore dega në Gjilan, se është shkelur ligji sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit nuk qëndrojnë. Andaj nga arsyet e përshkruara është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë, kurse është refuzuar si e pa bazuar ankesa e Prokurorisë Themelore thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Mobi Casa

Nga ana e tij Xhelal Selimi i cili thotë se është lënduar tej mase me prapaskenat e policisë dhe prokurorisë rreth këtij rasti se do të kërkoj dëmshpërblim për ulje të autoritetit, dëmtim të biznesit si dhe prishje të imazhit të kompanisë. “Për mua s`ka asnjë çmim që e paguan tërë atë arrestim të montuar, por ideja është që përmes këtyre vendimeve të drejta që merr Apeli të vetëdijesohen hetuesit dhe prokuroria. Unë jam i lumtur që instancat kryesore të drejtësisë vendosën në favor të së drejtës dhe të korrektësisë sime që e kam pasur për shumë vite në fushën e biznesit. Proceset e montuara shpejt demaskohen dhe e lus zotin që rasti im të jetë i fundit i këtij lloji shprehet Selimi.

Ndryshe, Xhelal Selimi është shpallur i pafajshëm me vendim të Gjykatës Themelore të Gjilanit më 28 tetor 2017. Kryetari i trupit gjykues në Gjilan, Naser Maliqi në aktgjykimin e tij lirues ka thënë se të pandehurit lirohen nga aktakuza sepse ajo (aktakuza) ka qenë në kundërshtim me vetveten.

Xhelal Selimi thotë se që nga fillimi është parë se ka pasur tendencë nga hetuesit dhe prokuroria që ai të njolloset. “Unë isha i pastër si loti sepse kam punuar me mund e djersë tash e 23 vite në produktet e mishit. Jam i befasuar dhe i zhgënjyer që hetuesit dhe prokurorët merren me thashetheme dhe deklarata të paverifikuara” shprehet Selimi për rajonipress.

Selimi tha se tërë kohën ka punuar me sinqeritet dhe angazhim familjar për ta bërë këtë pasuri që tani e posedon. “I kam afërsisht 70 punëtor që do të thotë se 70 familje krijojnë të ardhura mujore dhe të goditem në këtë mënyrë vetëm pse dikujt i bëhem pengesë në biznes apo në rivalitet, vërtetë është e dhimbshme” u shpreh Selimi.

Selimi thotë se i ka mbetur hatri andaj edhe është i zhgënjyer dhe i demotivuar, por asnjëherë i gjunjëzuar.”Unë kam punuar normalisht që nga dita kur jam arrestuar dhe do të punojë gjithmonë për të rritur edhe më shumë besueshmërinë tek konsumatori kosovar. Por edhe organet tona hetuese duhet të mendojnë gjatë kur të merren ose tentojnë të godasin bizneset e ndershme” u shpreh Selimi./rajonipress/