Fundamenti

Gjykata e Apelit më 15 shtator mbanë seancë për rastin e Qemajl Mustafës dhe të tjerëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Pira(dr.sc) ka konfirmuar për rajonipress se Gjykata e Apelit në Prishtinë tashmë ka caktuar seancën e Kolegjit më 15 shtator ndaj grupit të Qemajl Mustafës dhe të tjerëve.

Sipas avokatit Shemsedin Pira, Gjykata e Apelit do të mbajë seancën publike në Prishtinë lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale, e ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës së Pejës.

“Seanca e Kolegjit është publike dhe mbahet në Prishtinë më 15 shtator 2023” ka konfirmuar avokati Pira.

Hidromorava

Ndryshe Gjykata Themelore në Pejë, në prill të vitit 2023 kishte shqiptuar aktgjykim lirues ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 35 të pandehurve tjerë, të cilët akuzoheshin për korrupsion me tenderë në Komunën e Gjilanit në bashkëpunim me operatorët ekonomik.

Aktgjykimi ishte shpallur nga gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj./rajonipress/