ARKATANA

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e paraburgimit 30 ditësh për Albin Kurtin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykata e Apelit përmes një komunikate ka njoftuar se ka në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në komunikatë thuhet: Të enjten, me 03.12.2015, një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Albin Kurti.

Kështu, Apeli ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e avokates mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPR.KR.nr.413/15, të datës 28.11.2015.

I pandehuri po dyshohet nga ana e prokurorisë, për tri vepra penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, neni 375 i Kodit Penal të Kosovës; Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 i këtij kodi, si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sipas nenit 365, të të njëjtit kod.

ARKATANA

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore se nuk ekziston dyshimi i bazuar, nuk qëndrojnë, ngase provat të cilat i ka prezantuar prokurori, në këtë çështje juridiko-penale, si ekzaminimi i vendit të ngjarjes, fotografitë dhe video-incizimet e marra nga regjia e objektit, ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja, e argumentojnë dyshimin e bazuar, respektivisht, japin njohuri që do të bindte një vëzhgues objektiv, se një vepër penale ka ndodhur, dhe se personi në fjalë ka më shumë gjasë që ta ketë kryer atë, se sa mos ta ketë kryer.

Gjykata e Apelit vlerëson, se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit vetëm konform nenit 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, dhe se për këtë gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye te qarta dhe konkrete. Fakti se i pandehuri brenda një periudhe të shkurtër kohore, dyshohet t’i ketë përsëritur veprat penale, tregon rrezikun se po te gjendej në liri, ai prapë do të vepronte njësoj.

http://koha.net/?id=27&l=87375

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.