UBT

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Azem Ramadanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e Azem Ramadanit i dënuar nga Gjykata e Gjilanit me 11 vite burgim për veprën penale keqpërdorimi seksual. Gjykata e Apelit ka konstatuar shkelje të dispozitave ligjore. Kjo Gjykatë ka vlerësuar se qëndrojnë pretendimet ankimore të mbrojtësit të të akuzuarit sepse aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të cilat shkelje e kushtëzojnë anulimin e tij.

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim lëndën e Azem Ramadanit i dënuar me 11 vite burgim nga Gjykata e Gjilanit i gjykuar për veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare” Kolegji për të mitur ka vlerësuar tërë aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka konstatuar se ka shkelje të dispozitave për çka edhe rasti është kthyer në rigjykim.

Mbrojtja e të akuzuarit avokati Shemsedin Pira nuk ka dashur të komentojë këtë vendim me arsyetimin se rasti është mbajtur me dyer të mbyllura, por nga aktvendimi që ka siguruar rajonipress shihet se Gjykata e Apelit ka konstatuar një varg shkeljesh të dispozitave ligjore.

Hidromorava

Sipas Gjykatës së Apelit provat e marra në këtë rast janë në kundërshtim me dispozitat e kodit. Gjykata e Apelit ka konstatuar se qëndrojnë pretendimet ankimore të mbrojtësit të të akuzuarit. “Aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të cilat shkelje e kushtëzojnë anulimin e tij, e për të cilat shkelje kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare. Shkeljet esenciale konsistojnë në atë se dispozitivi i aktgjykimit është i paqartë, i pakuptueshëm, dhe në kundërshtim me vetveten, njëherit i njëjti nuk përmban kryera të mjaftueshme lidhur me faktet vendimtare kurse arsyet e dhëna janë tërësisht të paqarta” ka vlerësuar trupi gjykues.

Gjykata e apelit gjithashtu ka vlerësuar se aktgjykimit të shkallës së parë në Gjilan i mungojnë faktet vendimtare sepse nuk ka arritur t`i vërtetojë faktet vendimtare se a ka pasur marrëdhënie seksuale mes të akuzuarit dhe të dëmtuarës.

Edhe përshkrimi i veprimeve inkriminuese të të akuzuarit bëhet në mënyrë të përgjithësuar, përmendet dhe theksohet kërcënimi me armë, mirëpo nuk zbërthehet kanosja e cila në këto raste duhet të jetë e drejtpërdrejtë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.