Eko Higjiena

Gjykata e Apelit jep 24 vite burg për grabitësit gjilanas

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre gjyqtar vendor, ka vërtetuar pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 27.12.2013, ndaj disa të akuzuarve për vjedhje grabitqare – grabitje.

Kolegji ka lënë të pa prekur vendimin mbi dënimin me 19 vjet burgim, ndaj të akuzuarit F. Leci, i shpallur fajtor nga gjykata e shkallës së parë, se në bashkëkryerje me të miturin L. Z, ka kryer veprën penale- raste të rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes, vepër kjo e cila kishte rezultuar me vdekjen e një personi dhe lëndimin rëndë të një tjetri.

Sa i përket të miturit L.Z, kolegji i ka ri-cilësuar veprimet e tij dhe i ka ulur masën e dënimit nga 9 në pesë 5 vjet burgim.

ARKATANA

Kolegji ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan sa i përket vendimit mbi lirimin e të akuzuarit tjetër të këtij grupi L.Zeqiri.

Në çështje tjera aktgjykimi i shkallës së parë mbetet i pa ndryshuar thuhet në njoftimin e Arbër Jasharit zëdhënës i Gjykatës së Apelit në Prishtinë./rajonipress/