ARKATANA

Gjykata e Apelit i vërteton tre muaj burg efektiv mjekut gjilanas

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Gjykata e Apelit e kryesuar nga trupi gjykues Fillim Skoro ka dënuar me tre muaj burgim efektiv Elez Elezin i akuzuar dhe dënuar nga Gjykata e Gjilanit me pesë muaj burgim efektiv për veprën penale marrje ryshfeti.

Gjykata e Apelit në Prishtinë pasi ka shqyrtuar rastin e Elez Elezit i dënuar me pesë muaj burgim efektiv nga Gjykata e Gjilanit për marrje ryshfeti, ka vendosur që ta zbus këtë dënim duke e ulur atë në tre muaj me burg efektiv raporton rajonipress.

Bajram Kadriu njëri nga avokatët mbrojtës tha për rajonipress se në këtë dënim hynë edhe koha prej një muaji sa ka qëndruar në arrest shtëpiak doktor Elezi.

Ndryshe, Gjykata Komunale në Gjilan e kishte shpallur dhe dënuar fajtor Elez Elezin duke i dhënë një dënim prej pesë muaj burgim efektiv.

UBT

Në arsyetimin e aktgjykimit të gjykatësit Ramiz Azizi thuhet se Elezi është fajtor sepse më 22 maj 2012 në cilësinë e mjekut në spitalin e Gjilanit ka kërkuar përfitim pasuror-material duke kërkuar nga e dëmtuara L.H. nga Vitia fillimisht 10 euro për çdo raport specialistik.

Elezi ka lëshuar raport specialistik edhe për vëllain e të dëmtuarës edhe pse i njëjti fare nuk ka qenë në Kosovë.

Gjithashtu në arsyetim thuhet se i akuzuari Elez Elezi e ka pranuar në tërësi aktakuzën dhe vullnetarisht ka pranuar fajësinë. Gjykata thuhet në aktgjykim ka marrë parasysh edhe si rrethanë lehtësuese sjelljen e sinqertë dhe të mirë të akuzuarit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.