UBT

Gjykata e Apelit i shpalli përfundimisht të pafajshëm, kthehen në punë 19 zyrtar komunal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas shumë viteve të humbura nga një proces i montuar me një aktakuzë të çoroditur të gjithë ish zyrtarët komunal, që janë ndodhur dhe atakuar nga ky proces i njohur si “Grupi i Gjilanit”, do të kthehen në vendet e tyre të punës.19 zyrtar komunal nga sot fillojnë punën ndërsa dy kanë vdekur ndërkohë.

I njohur si “Grupi i Gjilanit” ndaj të cilit u shkaktua një padrejtësi që do të hyjë në analet e drejtësisë për shkelje ekstreme të rënda, nga sot të gjithë 19 ish zyrtarët komunal pritet të kthehen në vendet e tyre të punës, kjo sipas Ligjit për shërbyes civil.

Gjykata e Apelit duke parë gabimet trashanike në këtë proces i shpalli përfundimisht të pafajshëm, duke vërtetuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Pejës.

FIDANISHTJA

Lajmin për kthimin në vendet e tyre e ka bërë publik ish kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa.

“Siç e kuptova sot me 14 Nëntor 202 të gjithë zyrtarët e liruar nga akuzat do të kthehen në komunë, në vendet e tyre të punës pas shumë viteve të mungesës së dhunshme atje. Më besoni, kur shoku e kolegu i jonë Azem Mujku ma kumtoi këtë lajm sot kah mbrëmja, u gëzova shumë. Kthimi në vendet e punës për zyrtarët e ndaluar e të persekutuar rëndë para së gjithash është kthim i vonuar i dinjitetit të tyre të nëpërkëmbur, është kthim i vonuar i lirisë dhe i të drejtës elementare për punë e për karrierë. Është ri integrim e risocializim i vonuar në mesin e tyre të ndaluar shoqëror e profesional për vite me radhë. Ky kthim, është poashtu një infuzion i fuqishëm në shtyrjen përpara të proceseve zhvillimore për komunën dhe është sadopak një satisfaksion tepër i vonuar edhe për familjet e tyre” ka shkruar Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.