Uji Dea

Gjykata e Apelit e Kosovës përfundimisht shpall të pafajshëm Bekim Bajramin ish drejtor i Urbanizmit

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës departamenti për krime të rënda ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit duke vërtetuar në tërësi aktgjykimin lirues të shkallës së parë të Gjykatës së Gjilanit. Aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të pretenduara e as shkelje tjera për të cilat kjo Gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare dhe të cilat do të kishin kushtëzuar anulimin e tij thuhet në aktgjykimin lirues. Bekim Bajrami ndërkaq ka mohuar vazhdimisht akuzat duke i quajtur të motivuara nga klane kriminale. Falënderojë drejtësinë dhe Gjykatën Themelore te Gjilanit dhe Gjykatën e Apelit që janë treguar shumë profesional ndërsa ka mangësi serioze te Prokuroria, hetuesia dhe ekspertët, të ndikuar nga politika ditore dhe të detyruar – abuzuar nga shpifjet.

Bekim Bajrami ish drejtor i Urbanizmit ka fituar edhe një betejë të rëndësishme përballë klaneve kriminale e qarqeve të ulëta, që kanë tentuar vazhdimisht ta njollosin punën e tij tejet profesionale në fushën e Urbanizmit.

Gjykata e Apelit e Kosovës departamenti për krime të rënda ka vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore të Gjilanit, ndërsa ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit.

Gjykata e Apelit pasi ka shqyrtuar të gjitha vërejtjet ankimore duke përfshirë atë të prokurorisë, të Bekim Bajramit dhe ankesën profesionale të avokatit Shemsedin Pira ka konstatuar se Aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të pretenduara e as shkelje tjera për të cilat kjo Gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare dhe të cilat do të kishin kushtëzuar anulimin e tij thuhet në aktgjykimin lirues.

“Prandaj kjo Gjykatë gjen se gjykata e shkallës së parë, ka bërë analizën e të gjitha provave të proceduara në shqyrtimin gjyqësor dhe lidhur me to ka paraqitur përfundimet e veta, të cilat si të drejta, objektive dhe të ligjshme i aprovon edhe kjo Gjykatë” thuhet në aktgjykim.

Ndryshe Gjykata e Gjilanit e kishte liruar nga akuzat Bekim Bajramin në mungesë të provave.

Fundamenti

”Trupi gjykues pas shtjellimit të provave, dëgjimit të dëshmitarëve, ka shpall aktgjykim lirues ndaj të pandehurit Bekim Bajrami. Lirimi nga akuza nga trupi gjykues, ka ardhur në mungesë të provave ndaj të pandehurit” thuhej në Aktgjykimin e trupit gjykues të kryesuar nga Naser Maliqi.

Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha se ky aktgjykim i Gjykatës së Apelit ka vërtetuar të gjitha dyshimet tona se kishim të bëjmë me një aktakuzë të paqëndrueshme.

“Klienti im u tregua i durueshëm dhe kooperues anipse nuk mbante përgjegjësi për akuzat e pa mbulesë të parapara me aktet juridike” tha Pira për rajonipress.

Bekim Bajrami është konsideruar si njëri nga drejtorët më profesional në qeverisjen komunale të Lutfi Hazirit dhe më i edukuari dhe arsimuari në historinë e Urbanizmit të Gjilanit, meqë ishte në prag të doktoraturës në fushën e sizmologjisë.

Ngritja e aktakuzës nga ana e prokurorisë konsiderohej si punë jo profesionale e cila ishte realizuar nën ndikim të politikës ditore. “Aktakuza është qesharake dhe e paqëndrueshme” ishte shprehur me plotë bindje Bekim Bajrami.

Bajrami ndjehej shumë i befasuar me aktakuzën të cilën e quante qesharake dhe skandaloze. “Vërtet është një aktakuzë, qesharake, skandaloze dhe amatoreske. Që nga fillimi prokurori i lëndës ka qenë shumë konfuz dhe në asnjë rast nuk i ka pranuar dëshmitë e mija. Kam ofruar dëshmi të shumta, por nuk e kuptonte procesin dhe shihej se ishte nën ndikimin e palës akuzues edhe kishte presion nga spektri politik” ishte shprehur Bajrami./rajonipress/