ARKATANA

Gjykata ‘diktatoriale’

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka thënë se moszbatimi i ligjit në Kosovë është pika më e dobët e jetës institucionale dhe shtetërore.Kurteshi në një intervistë për ‘Kosova Sot’ ka thënë se në të vërtetë sqarimi i Gjykatës Kushtetuese nuk sqaron asnjë gjë, madje lind edhe dyshime tjera.

Ai tha se gjithashtu duhet vërejtur një tendencë diktatoriale të kësaj Gjykate, si dhe kryetarit të saj për të quajtur ‘shantazh’ çdo përpjekje të medieve ose institucioneve të tjera për të kërkuar llogari, kur ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës.

FIDANISHTJA

Sipas tij, kjo tendencë për të shmangur kritika legjitime dhe për të trajtuar çdo person ose institucion që ngre shqetësime të bazuara si armik dhe shantazhues, absolutisht nuk ka vend në një shoqëri demokratike.