Hidromorava

Gjykata dërgon në paraburgim të pandehurin A.S., dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S.Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 05.04.2023, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarit L.H dhe Sh. H., ku i pandehuri del nga vetura dhe shkrep me revole në drejtim të dëmtuarve dhe i godet në pjesët e poshtme të trupit, ku për shkak të lëndimeve të marra të dëmtuarit detyrohen të marrin trajtim mjekësor.

Më këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Uji Dea

Gjyqtari i procedurës paraprake duke i parë karakteristikat personale të pandehurit, ambienti dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri i njëjti do të mund të përsërisë veprat penale apo edhe të kryejë vepra tjera penale me pasoj më të rëndë, gjë që kjo paraqet arsye për caktimin e masës së paraburgimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.