Hidromorava

Gjykata dënon zyrtarin që kishte marr ryshfet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. Rr. I akuzuari me datë 15.02.2019, rreth orës 17:30 minuta, në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar – ndihmës referent i ekzekutimeve, me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka kërkuar dhe marr ryshfet para në shumë prej 20 Euro, nga i dëmtuari A. S., ky i fundit ka qenë i akuzuar për një lëndë penale të rrezikimit të trafikut publik (P.nr. 247/2017). I akuzuari këto të holla i ka pranuar, në mënyrë që të bisedoj me gjyqtaren e çështjes për ta mbyllur rastin.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muajve dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) Euro.

Mobi Casa

Gjithashtu është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit në institucionet publike prej një viti.

Gjykata e ka liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.