Fundamenti

Gjykata dënon të akuzuarit për veprën penale “posedim dhe shitje të narkotikëve”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve F. Th. dhe L. M. Të akuzuarit janë fajtor, sepse me datë 24 janar 2019, rreth orës 16:00 minuta, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Ponesh, gjatë një kontrolli të zyrtarëve policor, është gjetur substancë narkotike e llojit “marihuanë”.

I pandehuri F. Th. ka marr substancën narkotike nga një person i panjohur në Prizren në peshë prej 52.37 kilogram, për të transportuar tek i pandehuri L. M. nga Gjilani, i cili ka qenë duke e pritur në parkingun e ETC-së në Gjilan.

Me këto veprime i pandehuri F. Th. ka kryer veprën penale “posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa i akuzuari L. M. ka kryer veprën penale të mbetur në tentativë “posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Mobi Casa

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues për të akuzuarit F. Th., duke i shqiptuar dënim prej 3 (tre) vite burgim dhe gjobë në shumën prej 5.000 Euro, ndërsa për të akuzuarin L. M. dënim prej 2 (dy) vite e 6 (muaj) burgim dhe 5.000 Euro gjobë.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim, ku të pandehurve në fjalë do t’iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.