ARKATANA

Gjykata dënon me 9 vjet burgim për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja të armës”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. M. I akuzuari dyshohet se me datë 28.03.2020, rreth orës 13:00 minuta, në fshatin Vërbovc, Komuna e Kllokotit, pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me detyrën zyrtare me të dëmtuarin Z. J., oficer policor në Stacionin Policor në Kllokot, i pandehuri ka shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarit me armë zjarri “Zastava” tw kalibrit 6.35 mm, duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprat penale (1)“vrasje e rëndë në tentativë” dhe (2)“mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, për veprën e parë ka shqiptuar dënim me burgim prej 8 (tetë) vjet e 6 (gashtë) muaj, ndërsa veprën penale të dytë dënim prej 8 (tetë) muaj burgim.

Hidromorava

Me zbatimin e dispozitave ligjore të dënimit unik, të akuzuarit i shqiptohet dënim prej 9 (nëntë) vjet burgim, gjithashtu Gjykata ka shqiptuar edhe dënimin plotësues konfiskimin e armës.

Trupi gjykues ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.