Eko Higjiena

Gjykata dënon me 25 vjet burgim të akuzuarin V. S. për veprën penale vrasje të rëndë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V. S. dhe F. M., për veprat penale vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll të armëve dhe dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Me datë 07.11.2024, rreth orës 14:00 h, i akuzuari V. S. në Gjilan, në rrugën, mërgimtarët e Gjilanit”, në parkingun e objektit banesor “Gëzimi 3”, përball lokalit berber shop “Donisi”, me dashje e në shenjë hakmarrje për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin S. O., nga fshati Vërbicë, Komuna e Gjilanit, në atë mënyrë që me të arritur me biçikleta të pandehurit V. S. dhe F. M., përballë lokalit berber shop “Donisi”, aty i pandehuri V. e vëren të ndjerin S., i cili ishte duke hyrë në veturë, me ta vërejtur përnjëherë e repetit revolen e prodhimit “Zoraki”, modeli M-917-T, e kalibrit 9×17 mm, me numër serik A3YZR16YS01-2303343, i ofrohet afër dhe me një predhë e godet të ndjerin S., në anën e pasme të shpinës (komblikut), me ç’rast i ndjeri rrëzohet në tokë, e derisa ishte i rrëzuar, ofrohet i pandehuri V., e godet dy herë me grusht dhe një herë me
shqelm, e më pas të pandehurit me shpejtësi largohen në drejtim të panjohur, derisa i ndjeri S. O. ndërron jetë.

Në kohë të papërcaktuar e deri me datë 12.11.2024, rreth orës 18:20 minuta, në Gjilan, ka mbajt në pronësi në mënyrë të paautorizuar armë zjarri dhe atë një revole e prodhimit “Zoraki”, modeli M-917-T, e kalibrit 9×17 mm, me numër serik A3YZR16YS01-2303343, në atë mënyrë që pasi arrestohet i pandehuri Valmir, i njëjti e dorëzon pistoletën e lartcekur, me ç’rast sekuestrohet nga Policia e Kosovës.

Më këto veprime i pandehuri V. S. ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Fundamenti

I akuzuari F. M. nga data 07.11.2024 e deri më datë 12.11.2024, në Gjilan, në vende të ndryshme me dashje ka ndihmuar të pandehurin V. S. në fshehjen – mos zbulimin e kryesit të veprës penale të vrasjes së rëndë, në atë mënyrë që edhe për kundër asaj që ishte prezentë kur i pandehuri V., shtënë një herë me revole në të ndjerin S. O., e të cilin edhe e godet me grusht dhe shqelm derisa tani i ndjeri ishte i rrëzuar në tokë, dy të pandehurit së bashku me biçikleta në shpejtësi largohen nga vendi i ngjarjes, shkojnë në shtëpinë e pa banuar i lënë biçikletat, dalin së bashku hipin në një taksi, shkojnë tek rrethi i spitalit rajonal, aty zbresin e më pas hipin prapë në një taksi tjetër dhe shkojnë në drejtim të fshatit Livoç i Ultë, me ç’rast aty rrinë të fshehur deri me datë 12.11.2024, kur dorëzohen në polici, në këtë mënyrë i pandehuri F., e ka ndihmuar të pandehurin V. në fshehjen e tij.

Me këto veprime ka kryer veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, vepër e sanksionuar me Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarin V. S. për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i shqipton dënim unik në kohëzgjatje prej 25 (njëzetë e pesë) vitesh burgim, ndërsa të akuzuarin F. M., për veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim të veçantë me të cilin i vazhdohet masa paraburgimit të pandehurve V. S. dhe F. M., derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktgjykimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit njoftoi Gjykata e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.