Fundamenti

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit K.B.

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit K. B. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.08.2022, rreth orës 08:30 minuta, në rrugën “Idriz Seferi”, gjatë kontrollimit nga zyrtarët policorë, tek i njëjti janë gjet dhe sekuestruar, një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 1.4 gramë, një qese e plastikës me peshë 29.6 gramë dhe një qese me sasi 56.1 gramë.

Gjithashtu janë gjetur edhe një peshore elektronike – digjitale, një mulli për bluarje të Marihuanës, një sasi e qeseve të vogla që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe një telefon celular.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave
psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Mobi Casa

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr parasysh rrethanat dhe mënyrën në të cilat është kryer vepra penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.