Fundamenti

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A.

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. A.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.05.2022, rreth orës 21:30 minuta në Gjilan, pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të pandehurit dhe të dëmtuarit S. P., i njëjti me një thikë e godet në pjesën e shpinës dhe në pjesë tjera trupit, duke i shkaktuar plagë qarëse – shpuese, njëkohësisht duke përdorur edhe një shkop druri në drejtim të dëmtuarit duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, i cili për shkak të lëndimeve të marra i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

United Hospital

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.