ARKATANA

Gjykata cakton masën e paraburgimit të pandehurit L.H., për mos përgjigjes së ftesës së gjykatës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. H.

I pandehuri ndonëse ishte ftuar përmes ftesës zyrtare nga gjykata disa herë, nuk është përgjigjur ftesës, me këtë rast gjykata me datë 01.04.2022, ka lëshuar urdhër-arrest për Stacionin Policor në Gjilan dhe me datë 10.06.2022, zyrtarët policorë kanë arritur të arrestojnë të akuzuarin.

HW

Gjykata ka vlerësuar se në rastin konkret është plotësuar kushti ligjor për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që nga shkresat e lëndës rezulton se i pandehuri me qëllim ka shmangur ftesat e gjykatës edhe pse ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

I akuzuari dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje grabitqare, ndërsa shqyrtimi gjyqësor për çështjen penale do të mbahet me datë 22.06.2022./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.