Eko Higjiena

Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve B. T., A. T. dhe A. S. Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit pa kurrfarë shkaku e kanë goditur të dëmtuarin F. G. në mënyrë të pamëshirshme me boksa dore dhe këmbë duke treguar shkallë të lartë të disponimit kriminal ndaj integritetit trupor të të dëmtuarit në fjalë, po ashtu i pandehuri B. T. në çantën e dorës ka poseduar revolen e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë, ndërsa tek i A. S. është gjet shufër gome, mjet ky i përshtatshëm për marrjen e jetës ose shkaktimin e lëndimeve të rënda ndaj personit tjetër.

Me këto veprime, i pandehuri B. T., si i vetëm ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa në bashkëveprim dyshohet kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Mobi Casa

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të të pandehurve, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.