Hidromorava

Gjumi i pasdites freskon kujtesën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjumi i pasdites është i rëndësishëm për “rivendosjen” e trupit gjatë ditës, por ekspertët përmendin se nuk duhet ta teproni, sepse sasia e gjumit është punë individuale.

Pushimi nuk duhet të jetë tepër i gjatë. Gjumi gjatë ditës është shumë i dobishëm për shëndetin, sepse memoria e trurit për një kohë të shkurtë zbrazet dhe krijon hapësirë për informata të reja, tregojnë hulumtimet. Të anketuarit që kishin pushuar pasdite kishin rezultate shumë më të mira në testet e aktivizimit të hipokampusit, pjesës së trurit që është e ngarkuar për kujtesën.

Mobi Casa

Koha më e mirë për pushimin e pasdites varet nga koha se kur jeni zgjuar në mëngjes, nëse flini deri në orën 9:00, do t’ju shkonte për shtati pushimi rreth orës 3:00 pasdite, e nëse zgjoheni më herët, koha e duhur do të jetë menjëherë pasdite, në ora 13:00.

Nëse pas punës arrini në shtëpi midis orës 16:00 dhe 17:00, një gjysmë ore pushim do t’ju dhurojë energji për orët në vijim. Pushimi nuk duhet të jetë tepër i gjatë, në mënyrë që më pas të mos keni telashe me gjumin. Gjumi i pasdites më së paku duhet të zgjasë 30 minuta e më së shumti 90 minuta.