RCCOLA

Gjukaj: KEK arrin rekord historik të prodhimit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë vitit 2013 KEK-u ka arritur rekord historik të prodhimit të energjisë elektrike, duke u krahasuar me periudhën që nga lëshimi i termocentraleve në punë.

Edhe pse kanë kaluar mbi 50 vjet që nga lëshimi i njësisë së parë të termocentralit “Kosova A” në punë, ndërsa termocentrali “Kosova B” vitin e kaluar mbushi 30 vjet nga fillimi i operimeve, kjo nuk i ka ndalur punëtorët e korporatës që të arrijnë këtë rekord prodhimi.

Në një komunikatë të dërguar për media nga KEK-u thuhet se në vitin 2013 në gjeneratorët e dy termocentraleve janë prodhuar 6.25 milionë megavat orë energji elektrike, apo rreth 600 mijë megavat orë më tepër se në vitin 1988, kur ishte arritur prodhimi më i madh para luftë, kur njësite e TC “Kosova B” ishin 4, përkatësisht 5 vjet të vjetra.

“Kur krahasohet viti 2013 me vitin e mëhershëm ka rritje prej gati 7 % në prodhim të energjisë, ndërsa nëse krahasojmë prodhimin e 2013 me vitin 2002, ai është 100 % me i madh. Për me tepër, gjate vitit 2013 numri i ndalesave si dhe koha e mbajtjes jashtë pune te njësive te Kosovës A dhe B është përgjysmuar ne krahasim me vitet e kaluara”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se në vitin që lamë pas ka pasur rritje të prodhimit të qymyrit gjithashtu.

Fundamenti

Gjatë këtij viti janë prodhuar 8.4 milionë tonë qymyr, apo 4,5 % më tepër se në vitin 2012. Stabilizimi i furnizimit me qymyr, ka ndikuar që termocentralet kanë rezerva të vazhdueshme për javë të tëra, ku asnjëherë rezervat nuk kanë rënë nën 500 mijë tonë.

“Këto rezultate më bëjnë të ndihem krenar. Kjo është arritur falë investimeve të duhura dhe falë angazhimit të pashoq të punëtorëve në tërë hallkat e prodhimit, duke filluar nga prodhimi i qymyrit e deri tek termocentralet. Falënderimi u shkon atyre”, thotë Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

Këto rezultate janë arritur edhe nga fakti se rekord prodhimi është shënuar edhe në termocentralin “Kosova B”, ku janë prodhuar në gjenerator 4.2 milionë megavat orë.

“Pavarësisht moshës së njësive ne i jemi përveshur punës dhe e kemi kryer misionin tonë.

Asnjë punëtor nuk ka kursyer asgjë nga vetja e tij. Jemi mobilizuar deri në atomin e fundit që popullata të ketë energji në dispozicion”, thotë Luigj Imeri, drejtor i TC “Kosova B”. Prodhimi rekord i energjisë elektrike është arritur pavarësisht faktit se njësitë e TC “Kosova A”, kanë qenë mbi 4 muaj jashtë pune për shkak të remonteve te planifikuara ne kaldaje dhe ndërrimit të elektro-filtrave.