ARKATANA

Gjuha vulgare dhe përplasjet fizike degradojnë parafushatën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga debati në sharje dhe në ofendime. Nga fyerjet në sulme dhe në përleshje fizike. Kështu janë duke funksionuar disa prej kundërshtarëve politikë gjatë javëve të fundit para zgjedhjeve të parakohshme nacionale. Një praktikë e tillë është dënuar ashpër nga shoqëria civile, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Afrimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka shtuar fyerjet, ofendimet dhe përplasjet verbale mes kundërshtarëve politikë.

HW

Në kuadër të parafushatës që po zhvillojnë kandidatët për deputetë të subjekteve politike, ditëve të fundit kanë ndodhur edhe përplasje fizike mes tyre.

Haki Abazi, kandidat për deputet nga LVV-ja, ka akuzuar ish-deputetin e PSD-së Dardan Molliqajn për sulm fizik të ushtruar ndaj tij pas xhirimit të një emisioni televiziv.Por një gjë të tillë e ka mohuar Molliqaj, i cili ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur në këtë drejtim, përpos zhvillimit të një debati të ashpër publik, i cili në vazhdimësi është përcjellë me tensione. Por është evidente se diçka ka ndodhur dhe se me këtë rast po merren organet e drejtësisë. Pra, ndonëse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, përfaqësuesit e partive politike nuk po kursehen nga propaganda dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes karshi njëri-tjetrit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.