Fundamenti

Gjuha ofenduese e Nazmi Musës merr goditje nga të gjithë anëtarët e Kuvendit

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Gjuha denigruese e drejtorit të arsimit Nazmi Musa ka marrë goditjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit duke përfshirë edhe kryesuesen e Kuvendit. Leonora Morina Bunjaku ishte viktimë e drejtorit të arsimit. Ajo thotë se gjatë seancës së enjte në Kuvendin Komunal, pata rastin që edhe njëherë të ballafaqohem me fjalorin denigrues të drejtorit të arsimit i cili pa fije turpi mu drejtua se unë po e luaj rolin e “dyfytyrëshit dhe të perfidit”…pa kurrfarë baze apo argumenti thotë Leonora Bunjaku Morina.

Ka mjaftuar gjuha e ashpër dhe aspak e kulturuar e të parit të arsimit në adresë të Leonora Morinës Bunjakut njëra nga këshilltarët më aktive në Kuvend, që të shpërthejnë pastaj përgjigjet edhe të këshilltarëve të PDK-së, por edhe të vet kryesueses së Kuvendit e cila kërkoj që Nazmi Musa të kërkojë falje publike.

Në fakt fjalët “dyfytyrësi dhe perfide” ishin të mjaftueshme që Leonora Morina Bunjaku të kërkojë distancimin e kryesueses e cila edhe bëri, por jo edhe Nazmi Musa i cili u tregua sërish kokëfortë. Madje në një moment derisa po replikonte me Riad Rashitin tha “unë nuk rrej dhe as nuk i frikësohem askujt”.

Po si e ndien vetën Leonora Morina Bunjaku dhe cili është versioni i saj për përplasjen me Nazmi Musën.

“Gjatë seancës së enjte në Kuvendin Komunal, pata rastin që edhe njëherë të ballafaqohem me fjalorin denigrues të drejtorit të arsimit i cili pa fije turpi mu drejtua se unë po e luaj rolin e “dyfytyrëshit dhe të perfidit”…pa kurrfarë baze apo argumenti thotë Leonora Bunjaku Morina.

RCCOLA

Edhe atë vetëm pse në fillim të seancës unë sot kërkova nga ai që të na njoftonte lidhur me shpalljen e rezultatit të konkursit të vonuar për pranimin e mësimdhënësve në punë, njëkohësisht pranimin e dy mësimdhënësve në të njëjtin vend të punës.

Gjithashtu shton Bunjaku kërkuam nga ai që publikisht t’i kërkoj falje zonjës Bukurije Musliu, sepse me ligj ajo e ka fituar vendin e punës, përderisa ai vazhdimisht e ka dëmtuar imazhin e saj, duke thënë se ajo nuk ka diploma valide. Ndërsa me të njëjtën diplomë ka pranuar të tjerët në punë dhe akoma vazhdojnë të jenë në marrëdhënie pune.

“Më pastaj kërkova sqarim për mos përfundimin e punës në sallën e edukatës fizike në gjimnazin e shkencave natyrore”Xhavit Ahmeti”. Në emër të nxënësve dhe mësimdhënësve kërkuam që urgjentisht të finalizohet puna pasiqe aty veç ka rrjedhje të ujit nga kulmi, dëmtim të dyshemesë etj. Dhe krejt në fund te raporti i gjysmevjetorit të parë për arsim u diskutua për numrin e madh të mungesave të arsyeshme dhe ai bashkë me kryesuesin i akuzuan shkollat të cilat udhëhiqen nga drejtorët e PDK-së, se gjoja ata nuk janë të interesuar për mbarëvajtjen e procesit edukativ dhe arsimor”.

Mirëpo pas insistimit të kryesueses dhe përkrahjes së anëtareve të tjera të Kuvendit për të kërkuar falje ai prapë nuk kërkoi falje, por e përsëriti të njëjtën shprehje me ton edhe më fyes. Kështu që kryesuesja në emër të tij kërkoi falje ku e gjeti përkrahjen edhe të anëtareve tjera të Kuvendit, mirëpo drejtori doli duke ju kërcënuar kryesueses se kush je t`i dhe se do t`i qes në shesh të gjitha ka thënë për rajonipress Morina Bunjaku.

Edhe Riad Rashiti tha se Nazmi Musa ka sulmuar nxënës dhe me shkelma. Ai është njeri dhunës, njeri i sulmeve fizike. Po sillet pa fije turpi dhe kjo është shqetësuese për arsimin gjilanas./rajonipress/