GRANDEMALL

Gjuha e urrejtjes etnike në Maqedoni, alarmante

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkup – Komiteti i Helsinkit ka konstatuar se gjuha e urrejtjes po rritet çdo ditë e më shumë në Maqedoni, ndërsa krimet më të shpeshta po ndodhin pikërisht nga urrejtja etnike dhe fetare. Në tre muajt e fundit sipas Komitetit të Helsinkit janë regjistruar gjithsej 35 incidente, ndërsa autorët nuk janë zbuluar ende.

Vetëm në tre muajt e fundit në Maqedoni janë regjistruar 35 incidente të cilat kanë ndodhur si pasojë e gjuhës së urrejtjes në baza etnike dhe fetare. Këto rezultate shqetësuese janë shënuar në kuadër të projektit të përbashkët të Komitetit të Helsinkit dhe misionit të OSBE-së në Maqedoni, i cili ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe sektorit civil në menaxhimin e veprave të bëra nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes.

“Komiteti i Helsinkit ndjek vazhdimisht gjuhën e urrejtjes etnike në Maqedoni, reagon dhe raporton për të. Është konstatuar nga ky komitet se gjuha e urrejtjes dita ditës po shënon rritje në Maqedoni, dhe ka filluar të gjenerojë krime të shkaktuara nga urrejtja, për të cilat kemi qenë dëshmitarë edhe vet ne”.

FIDANISHTJA

Komiteti i Helsinkit ka shprehur vërejtje edhe ndaj policisë, gjykatave dhe prokurorive publike, kur bëhet fjalë për kapjen dhe dënimin e personave që shkaktojnë krime nga urrejtja.

“Nga muaji mars e deri tani janë regjistruar 35 incidente. Për fat të keq autoret ende nuk janë zbuluar”.

Incidenti i fundit ndëretnik ndodhi para 3 ditëve, kur huliganët maqedonas sulmuan dy të rinj shqiptarë. Policia ende nuk ka zbuluar autorët.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.