Eko Higjiena

Gjuetari vret në shtëpinë e tij shqiptarin 18 vjeçar të dyshuar për vjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ngjarja tronditëse ka ndodhur të martën në mëngjes në Neunrade të Gjermanisë. I riu kishte marr plagë të rënda nga të cilat dhe ka ndërruar jetë pasditen e sotme

Një gjuetar 63 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një shqiptar të moshës 18 vjeçare, i cili dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij. Ngjarja tronditëse ka ndodhur të martën në mëngjes në Neunrade të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch mediat gjermane. I riu kishte marr plagë të rënda nga të cilat dhe ka ndërruar jetë pasditen e sotme.

Burri 63 vjeçar rreth orës 2:30 dëgjon një zhurmë në shtëpinë e tij. Ai ngrihet, merr një armë me vete dhe kontrollon dhomat. Në një dhomë në katin e sipërm e takon hajdutin. Kur ata të dy përballen më njëri tjetrin, burri nxjerr revolen dhe e qëllon.

Fundamenti

Prokurori Beatriz Föhring ka thënë: “Viktima ishte qëlluar në kokë dhe kishte pësuar plagë të rënda. Edhe pse me orë të tëra mjekët u munduan që ta kthejnë në jetë 18 vjeçarin, megjithatë ishte e pamundshme”, shkruan bild.d, njofton “albinfo.ch”.

Sipas gazetës gjermane i riu shqiptar kishte ardhur si emigrant në vitin 2015 në Gjermani. Së fundmi ai kishte jetuar në një strehimore në Dortmund./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.