UBT

Gjuan në aheng familjar- dorëzon vullnetarisht revolen në polici

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në fshatin Zhiti të Vitisë është raportuar se gjatë një ahengu familjarë (dasmë) ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri njoftoj policia e Kosovës.

Policia kishte shkuar në shtëpinë pronë e një mashkulli shqiptar dhe i njëjti ka dorëzuar në mënyrë vullnetare një revole me gas – Colt kal. 9 mm me 14 fishekë, si dhe është gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar si provë materiale.

UBT

Pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/