Hidromorava

Gjoshi: Lufta e Kurtit kundër sindikatave është pasqyrë e dobësisë dhe rënies së vazhdueshme të tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk është duke dëshiruar zgjidhje për grevat, por se qëllimi i tij është sundimi mbi sindikatat.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi ka shtuar se lufta e Kurtit kundër sindikatave është pasqyrë e dobësisë dhe rënies së vazhdueshme të tij.

Po ashtu, zyrtari i PDK-së ka deklaruar se asnjë politikan nuk e ka humbur me shpejtësi kaq të madhe mbështetjen qytetare.

Postimi i plotë:

Lufta e Albin Kurtit kundër sindikatave është pasqyrë e dobësisë dhe rënies së vazhdueshme të tij.

Asnjë politikan nuk e ka humbur me shpejtësi kaq të madhe mbështetjen e qytetarëve. Shkakton ankth nëse e mendoni për një moment se mbështetja prej 51% ka rënë me vlera dyshifrore dhe nuk po ndalet.

Uji Dea

Nëse Albin Kurti do të shqetësohej për fëmijët ai do të gjente zgjidhjen.

Por, jo!

Albin Kurti nuk është duke dëshiruar zgjidhjen. Qëllimi i tij është sundimi mbi sindikatat.

Ky qëllim i tij është i lidhur me rënien e tij, sepse kur politikanët humbasin mbështetjen e qytetarëve, ata mundohen që përmes formave jo-demokratike ta ruajnë pushtetin.

Kështu po vepron Kurti, që duke sunduar sindikatat ai po dëshiron të shuajë çdo gjë që mund të duket kritike për qeverinë e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.