United Hospital

Gjoshi: Kurti duhet t’i kërkojë falje familjes Dehari që e keqpërdori politikisht fatin tragjik të Astrit Deharit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje familjes Dehari që e keqpërdori politikisht fatin tragjik të Astrit Deharit.

Ky reagim vjen disa ditë pas arritjes në Kosovë të ekspertizës zvicerane për rastin e të ndjerit Astrit Dehari, sipas së cilës “objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin s’tregojnë tjetër ADN, përveç të atij”, “Albin Kurti nuk po e përmend Astrit Deharin sepse fundi i tij tragjik nuk i duhet më për ta përdorur e keqpërdorur politikisht. Nuk do të harrohet kurrë se si Kurti me Vetëvendosjen për pak sa nuk e kallën Kosovën duke akuzuar se shteti e vrau një djalë të ri në burg. Sot jemi në ditën e tretë pas publikimit të ekspertizës zvicerane, sipas së cilës “objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin s’tregojnë tjetër ADN, përveç të atij”, por Kurti që flet në Kuvend për filtera, bojlera, turbina e lopata, nuk po thotë asnjë fjalë për Astritin, të cilin kur e përdorke politikisht thoshte se na ndriçon me jetën dhe punën e tij”, ka shkruar Gjoshi në faqen e tij në facebook, përcjell klankosova.tv.

Uji Dea

Ai po ashtu ka thënë se në kohën kur u kërkua kjo ekspertizë në shtetin e Zvicrës nga vet familja Dehari, Albin Kurti ka qenë në opozitë, ndërsa tani që erdhi përgjigjja, ai është Kryeministër.

Por, sipas Gjoshit, tani kryeministrit kjo i duket një ngjarje e kotë.“Sot, Kurti nuk është opozitar. Atij nuk i duhet më Astriti. Nuk i shërben për asnjë betejë. Prandaj, çdo gjë për dhe rreth tij, është ngjarje e kot. A e keni parë se si Albin Kurti nuk i takon as prindrit e Astritit. Ai hyn dhe del nga salla e Kuvendit dhe as nuk përshëndetet me babain e Astritit. Mund të duket e dhimbshme, por të jeni të bindur se në një të nesërme ai nuk do t’i shkojë Astritit as te varri”, ka thënë Gjoshi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.