UBT

Gjonaj, shqiptari i parë në Asamblenë e New Yorku-ut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

SHBA- Mark Gjonaj, është shqiptari i parë që fitoi zgjedhjet në garën për anëtar të Asamblesë së New York-ut.

Gjonaj ka festuar fitoren e tij i shoqëruar nga familja dhe përkrahësit e tij në distriktin 80-të në Bronx të Nju Jorkut. Ai në mesazhin e tij theksoi se është koha për të lënë pas politikën dhe për t`u fokusuar tek nevojat e qytetarëve.

“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të Nju Jorkut bën një zgjedhje të qartë me votën që më dhanë dhe besimin ndaj meje dhe unë u jam tepër mirënjohës për mbështetjen e tyre. Unë pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të tjera, në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi në luftën e tyre për punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë, më të mirë duke ulur mbipopullimin”, theksoi demokrati Gjonaj, i cili fitoi me 78,9 për qind të votave përballë kundërkandidatit të tij republikan.

Uji Dea

Shqiptarët e Amerikës kanë thënë se fitorja e Gjonaj është një dhuratë dhe mesazh urimi për shqiptarët kudo që janë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar në këtë nëntor, pasi që ai është shqiptari i parë që përfaqësohet në Asamblenë Shtetërore të Nju Jorkut.

43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve, i lindur nga prindër shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John’s, Queens.(BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.