Uji Dea

Gjon Serreqi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Lumja nëna , n’djep çka qet, Gjon Serreqin, djalë hasret –
Lum Kosova që e pret !

Ku t’ gjejë fjalë që t’ia ujdisi –
Një këngë t’ bukur një ballisti ?!
Ku t’ gjejë tinguj që t’ ia ndreqi –
Një këngë t’ bukur Gjon Serreqit ?!
Gjon Serreqi i Ferizajit –

Është një trim që s’ donë këngë t’ vajit !
Atij i këndohen këngë kreshnike –
Që jetësojnë Shqipërinë etnike !

Gjon Serreqi , ai atdhetar ,
Për bashkimin mbarëkombëtarë –
Rroku pushkën doli n’ mal ,
Për të shtrenjtin ideal !

Gjon Serreqi , burrë me besë –
Promotor i NDSH- së !
Kishte dhanë një deklaratë –
Përse hyni n’ këtë Organizatë :
“Kjo organizatë angazhohet –
Populli shqiptarë që të çlirohet !
Për një rend demokratik –
Si n’ Evropë e n’ Amerikë !…
Prandaj , unë e përqafoj
Dhe për te do të luftoj !
Për një Shqipëri etnike ,
Shqipëri t’ lirë demokratike !
Jo për një Shqipëri zogiste ,
As për Shqipëri komuniste !

Hidromorava

Një Shqipëri , si e do Evropa –
Jo të ndahemi copa – copa !”…
Gjon Serreqi , atdhetar –
Për bashkimin tonë kombëtar !
Ideal me përkushtim –
Luftë , a vdekje për çlirim !
Betohej Gjoni :”Pasha tokën –
Për dashuri e japi kokën !
Për atdheun dhe lirinë –
E jap kokën dhe dashurinë !”
Në Gadime , ku e dha betimin –
Me një fjali e trishtoi tubimin !
Gjoni e vuri revolen n’ fyt
Dhe u betua :” Pasha dy sytë …
Po s’e mbajti Gjoni premtimin –
Mbi kokë time ia pafsha tymin !
Kjo i’ marrtë jetën Gjon Serreqit –
Shpirti im shkoftë n’ gojë të dreqit !”
Gjon Serreqi me shokët e vet –
Shumë kaloi n’ ilegalitet !
Mbarë Kosovës , jetoi n’ tmerr –
N’ fshatra , n’ male e n’ bunkerë !…

Kohë të gjatë si ilegal
Me grup t’ tij për ideal –
E kaloi n’ rreth t’ Kamenicës ,
N’ male t’ Sharrit e Brezovicës …
N’ Kamenicë e n’ fshatra mbarë –
U njoh me shumë atdhetarë …
Pabesisë i ruhej drojës –
Mos ta shihnin langoit e OZN-ës !
Atdhetarë me lista t’ gjata –
Ishte toger Isa Dujaka !
Komandant i policisë –
N’ stacion në Kamenicë !
Isa Dujaka , qoftë i gëzueshëm ,
Përmes njerëzve të besueshëm –
Gjon Serreqin e kish njoftua ,
Se bunkeri iu kish zbulua !
“Gjon , bunkeri t’u ka zbulua ,
Me shokë tu , ku ke qëndrua !
Jo ma pak se një muaj ditë –
Ruaju Gjon , se bien në pritë “!
Nga lajmërimi i Isës s’ ngratë –
OZNA e gjet bunkerin thatë !
N’ bunker ende s’ ish shua zjarri –

Por nuk ishte Gjon shqiptari !…
Këtë bunker e kishte zbulua ,
Bariu trim që s’ kish tregua –
Asllan Dërmaku nga Shipashnica ,
Me te mburrej gjithë Kamenica !
Por , shumë kohë nuk ka kalua –
Gjon Serreqi është arrestua !
Më 24 Shkurt , Dyzet e Shtatë –
Përfundoi ëndrra jetëgjatë !…
Në gjykim t’ mbajtur n’ Prishtinë –
Prokuror kishte Ali Shukrinë !
Prokurori fort po i kërkonte –
Bashkëpunëtorët që t’i tregonte !

Më parë Gjoni do t’ jepte kokën –
Se n’ gjykatë t’i tradhtojë shokët !
Gjoni me jetë e pagoi –
Idealin nuk e tradhtoi !
Më 31 Gusht , Dyzet e Shtatë –
Pushkatuan Gjonin e ngratë !
Çetnikët serbokomunist –
Na e vranë Gjonin , atë ballist !
Ideali i tij derisa t’ jetësohet ,
Kombi ynë derisa t’ bashkohet ,
Derisa Drini t’ shterohet –
Gjon Serreqi nuk harrohet !

Gjilan, më 09.10.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.