ARKATANA

Gjon Muharremaj kualifikohet në “The Voice” në Francë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

12 talentet që avancuan në etapën e ardhshme të “The Voice’ në Francë u shpallën të shtunën, e njëri prej tyre ishte shqiptari Gjon Muharremaj.

Në garën tmerrësisht të fortë në kryeqytetin francez, Gjoni ka mahnitur jurinë me performancën e tij, por duket një rol vendimtar në shpëtimin e “Gjon Tear`s” e ka pasur vota e teleshikuesve.

I lindur në Zvicër, djaloshi tejet i talentuar e ka të atin nga Kosova dhe nënën nga Tirana. Ai flet një shqipe të pastër e siç rrëfente kohë më parë në Top Channel, i ka vënë vetes qëllim që zëri t`i dëgjohet në Shqipëri dhe jashtë saj, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.

Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.

Hidromorava

Së fundi, i riu ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë me të cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë sa më pranë një publiku, të cilin e ka shume për zemër.

https://www.albinfo.ch/gjon-muharremaj-kualifikohet-ne-the-voice-ne-france/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.