HW

Gjobat, astronomike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjobat e reja për “Kundërvajtje në komunikacion” janë rritur në mënyrë enorme në raport me ato që janë aplikuar deri më tash. Me ligjin e ri gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit shkojnë deri në 900 euro.

Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga e marta (dje), ka paraparë gjoba mjaft të larta për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion.

FIDANISHTJA

Ky ligji i cili është proklamuar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) do të rrisë sigurinë në trafik. Por sipas ekspertëve të komunikacionit, ky ligji do të sjellë vetëm konflikte në rrugë, ikje nga proceset gjyqësore. Prandaj, sipas tyre, ky ligj duhet urgjentisht të kthehet në Qeveri në mënyrë që të punojë grupi i ekspertëve jashtë institucioneve shtetërore duke respektuar standardet evropiane.

Sipas ligjit të ri, në mungesë të patentë shoferit gjatë vozitjes një pjesëmarrës në komunikacion do të dënohet me nga 200 deri në 1500 euro. Gjithashtu edhe nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë dënohet për “Kundërvajtje” me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative. Ndërkaq për këmbësorët që kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve ku nuk është e lejuar, atëherë dënimi do të jetë 20 euro./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.