ARKATANA

Gjobat anti-Covid konsiderohen të larta nga qytetarët, ekspertët thonë se janë të jashtëligjshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptimi i gjobave për masat anti-Covid nga ana e Policisë së Kosovës, po konsiderohen të jashtëligjshme, raporton Ekonomia Online.

Kështu së paku po konsideron njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ndërkaq, qytetarët shqiptimin e gjobave po i konsiderojnë shumë të larta.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, konsideron se në asnjë vend të botës, qytetarët nuk gjobiten për këtë çështje.Ai thotë se këtë duhet ta bëjnë zyrtarët e Inspektoratit Shëndetësor, e assesi zyrtarët policorë.“Realisht jemi në një gjendje shumë të rënduar të shëndetit publik, gjegjësisht sigurisë shëndetësore, dhe kur në një kohë nga institucionet u liruan në mënyrë të pakontrolluar lëvizjet, tubimet, dhe përnjëherë reaksionet, mendoj e kanë sjellë këtë gjendje”.“Çështja tjetër është e papranueshme që Policia t’i shqiptojë këto gjoba, askund në botë nuk ka që Policia t’i shqiptojë gjobat e një shërbimit tjetër. Policia e kryen punën e asistentit, do të thotë i asiston zyrtarëve të Inspeksionit Shëndetësor. Policia po e krijon një imazh të keq për vetën, por njëkohësisht edhe për vetë punën që e bën, për arsye krijon një mangësi në kryerjen e rregullt të detyrave të veta, siç e ka sipas ligjit të policisë”, thotë Ibishi për EO.

FIDANISHTJA

Teksa ka folur për këtë çështje, Ibishi fton qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.“Mendoj se Ligji si i tillë duhet të zbatohet, ai është miratuar nga Kuvendi dhe duhet të zbatohet. Mendoj se më shumë duhet të merremi me vetëdijesim, e më pak me gjoba”, u shpreh ai.

E qytetarët po i konsiderojnë të larta gjobat anti-covid. Ahmet Bala nga Prishtina thotë se gjoba duhet të ketë por jo kaq të mëdha.“Gjobat janë por janë pak të mëdha, njerëzit papunë janë, por më mirë them se duhet me qenë këto dënime por jo kaq të mëdha. ‘Më tregojë dikush se e kanë dënuar me një gjobë prej 200 eurosh”, tregon qytetari, teksa thotë se ai nuk është dënuar asnjëherë.

Ndonëse nuk është gjobitur asnjëherë, Arsim Nuhiu thotë se ato po i respekton me aq mundësi që ka, raporton EO. “Por masat duhet të zbatohen nga secili. Nuk jam gjobitur asnjëherë dhe sa po mundem po i respektoj”, tregon ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.