Eko Higjiena

Gjoba për pronarët e lokaleve që nuk respektuan masat anti COVID

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit e përkushtuar në zbatim të ligjit me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të vet thotë Ismet Hashani.

“Në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe mos zbatimit të masave anti COVID-19 Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e AVUK-ut kanë kontrolluar disa lokale në Rajonin e Gjilanit.

Në qytetin e Gjilanit në dy raste të veçanta janë has parregullsi dhe pronarëve të dy lokaleve në lagjen “Dardania” nga ana e inspektorëve sanitar u janë shqiptuar gjoba.

ARKATANA

Edhe në komunën e Kllokotit, gjatë kontrollit janë gjetur parregullsi të theksuara nga ana e pronarit të një lokali hotelier, por edhe të personave që gjendeshin aty, ndaj të gjithëve janë marrë masa të parapara ligjore.

Gjatë njëzet e katër orëve të fundit, nga Policia e Kosovës dhe inspektorët Sanitar, për shkak të mos respektimit të masave anti COVID, janë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjetë e tri (63 ) fletë paraqitje të ndryshme.

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore” thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.