ARKATANA

Gjithmonë e kemi pritur këtë ditë…

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ambasada jonë ka shpërndarë falas libra që janë mundësuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Shqipërisë

Në fotografi Gëzim Rexhepi, nxënës në Llozan, kishte ardhur me babanë e tij të marrë libra shqip. ”Unë jam shqiptar dhe kjo është detyra e ime, të mësoj gjuhën amtare”.

Të dielën, më 9 dhjetor 2012, në orën 11 në lokalet e LAPSH “Naim Frashëri” të Zvicrës në Suhr- Bernstr.-West 60 AG, Ambasada ka bërë shpërndarjen e teksteve shkollore, që janë mundësuar falas nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Shqipërisë, për të ndihmuar dhe për ta lehtësur mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Në seancën përuruese ishte edhe vetë ambasadori z. Mehmet Elezi, i cili mbajti një fjalim përshëndetjeje si dhe z.Kastriot Noli, sekretar i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Gjithmonë e kemi pritur këtë ditë. Faleminderit! Urojmë për një bashkëpunim sa më të mirë, më efektiv, në mënyrë që dora e shtetit amë, dora e Ministrisë së Arsimit lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në diasporë të ndihet sa më afër, që tash e tutje të mos humbasë asnjë minutë për mbajtjen gjallë dhe formimin e identitetit shqiptar te brezi i ri që po rritet jashtë atdheut.

GRANDEMALL

Mendoj që së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Kosovës, duke bashkërenduar, le të themi mundësitë, të bëhet më shumë në të ardhmen që organizimi i mësimit plotësues shumë i rëndësishëm gjithëkombëtar të funksionojë sa më mirë, duke pasur mbështetjen e shtetit shqiptar. Në Zvicër qysh në vitin 1990 shkolla shqipe me mësim plotësues organizohej përmes dy shoqatave, “Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë” dhe “Lidhja e Prindërve Shqiptarë”, të cilat më 1994/95 u përcaktuan për një lidhje të përbashkët, të quajtur Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” (LAPSH ), e cila për fëmijët shqiptarë krijoi kushte për mësimin e gjuhës së nënës, shkrimin dhe leximin për të kultivuar kulturën amtare. Dëshira, vullneti i mësuesve dhe i prindërve as sot nuk ka pushuar. Nuk ka se si të mos përmenden përpjekjet e prindit z. Hajriz Rexhepi, i cili kishte bartur tekstet shkollore me vetëkontribut nga Konsullata e Shqipërisë në Milano gjerë në zyrën z. Riza Demaj këtu në Zvicër, së bashku me mësuesin z. Abaz Fejzullahu.

Atë ditë kishin ardhur për të marrë tekstet e gjuhës shqipe mësues dhe kryetarë apo përfaqësues të këshillave kantonale nga Sangalla, Glarusi, Cyrihu, Argau,Vaudi, Jura, Berni, Shafhauzeni, Soloturini etj Kërkesa e tyre nuk u përmbush, sepse tekste nuk kishte mjaft, por ato që ishin i përpjesëtuam për të gjithë.

Një dorë ngrihet lart. Një djalë, një nxënës, kishte ardhur me babanë e tij të kërkojë libra. Quhet Gëzim Rexhepi.“Jam nxënës në shkollën shqipe në Llozanë. Si shumë familje shqiptare, edhe familja ime u largua nga atdheu për një jetë më të mirë. Në shtëpi me prindërit e mi flas shqip, ndërsa në shkollë dhe jashtë saj unë flas gjuhën frenge. Jam shumë i lumtur që m’u dha rasti që në Llozanë të kem shkollë ku mund të mësoj edhe si shkruhet e lexohet në gjuhën shqipe. Unë jam shqiptar dhe është detyrë imja të mësoj gjuhën amtare”.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.