FIDANISHTJA

Gjithëpërfshirja e ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Reflektimi i parë që bëri blloku VLAN fundjavën e kaluar, duke u pajtuar të lëshojë postin e kryetarit të Kuvendit për Partinë Demokratike të Kosovës, ka hapur shumë dilema nëse ky koalicion do të jetë i qëndrueshëm.

Krejt çka tani ka mbetur nga postet udhëheqëse që katër parti koalicioni, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje mund të pretendojnë është posti i kryeministrit.

Por, pikërisht ky post, po shihet edhe si një “mollë sherri”, pasi që aty mund të fillojnë dhe mbarojnë çarjet LDK- AAK dhe gjithçka të kthehet në pikën zero sa i përket këtij koalicioni të gjerë paszgjedhor të partive opozitare.

Hidromorava

Nisur nga këto zhvillime, burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës Tribuna se tani mjafton një trysni e vogël diplomatike nga jashtë që Kosova të ndërtojë shumë shpejt qeverinë e re.

Por, këto burime nuk e kanë fshehur se fillimisht, ndërkombëtarët do të preferonin të dëgjonin sërish për formulën e “famshme” që i lidh LDK-në dhe PDK-në në një koalicion, me mundësinë që aty të përfshihet edhe AAK-ja.

Në këtë rast dhe me këtë formulë, sipas këtyre burimeve, faktori ndërkombëtar do të ishte më se i kënaqur për faktin se do të respektoheshin disa nga parimet që asnjë qeveri e Kosovës në këtë moment politik, sipas tyre, nuk do të duhej t’i shkelte. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.