Fundamenti

Gjithë çka patëm i lamë pas dore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kur m’kujtohet fëmijëria – Para sysh më del malësia! M’ del malësia në Gollak – Kur çdo gjë kishte bollak !

Sa me mall kujtoj bagëtinë ,
Blegtorinë e bujqësinë ,
Pemëtarinë e shpezëtarinë ,
Kopshtarinë e pylltarinë !…

Kujtoj drithërat në Gollak –
T’ gjitha llojet me bollak !
Këto drithëra që jem kënaqë –
Sot s’i gjen as për ilaç !

Kujtoj bagëtinë në Gollak –
T’ gjitha llojet me bollak !
Këto kafshë që jemi kënaqë –
Sot s’i gjen as për ilaç !

Kujtoj baçicat e vjetra –
Çarranikët plot bulmetra ,
Që me to ne jemi kënaqë ,
Sot s’i gjen as për ilaç !

Kujtoj shpezët në Gollak –
Mish e veze me bollak !
Kem ngrënë bukë e jemi kënaqë –
Sot s’i gjen as për ilaç !

Kujtoj bahçet në Gollak –
T’ gjithë perimet me bollak !
Kemi ngrënë e jemi kënaqë –
Sot s’i gjen as për ilaç !

Kujtoj pemët në Gollak –
T’ gjitha llojet me bollak !
Sot janë tharë nën therë e kaçë –
Nuk mund t’ gjesh as për ilaç !

Kujtoj vashat shamibardha –
Kur na i mblidhnin lloj – lloj dardha !
Kujtoj vashat mjedis holla –
Kur na i mblidhnin lloj – lloj molla !

Kujtoj vashat me shamia –
Kur mblidhnin lloj- lloj qershia !
Kujtoj vashat fytyrë zeshkëta –
Kur na i mblidhnin lloj – lloj pjeshka !

Uji Dea

Kujtoj lojërat kur luanim fëmija –
Kur mblidhnin lloj – lloj kajsia !
Kujtoj fëmijët lloj – lloj brezash –
Kur na i mblidhnin lloj – lloj dredhëzash !

Pemë , perime s’ duhet harrua –
Që ndër shekuj janë kultivua !
Sot për to na digjen zemrat –
Ua harruam dhe emrat !

Kujtoj kodrat , kujtoj pyllin ,
Kujtoj lodrat , kujtoj fyellin ,
Kujtoj myshqet , kujtoj eshka ,
Shumë barinj edhe baresha !…

Sot , n’ Gollak – n’ këtë malësi t’ rrallë –
S’ ke ku t’ shkosh ta shuash një mall !
S’ ke ku t’ shkosh ma për t’u kënaqë –
Është mbushë thera , është mbushë kaçë !…

Shumë zakone , shumë adete ,
Shumë gatesa , specialitete …
S’ do t’ na kthehen kurrë për jetë –
Kjo malësi ka mbet e shkretë !

Der’ sa ishte gjallë Gollaku –
Bukë plot magjja , zjarr – oxhaku !
Gratë e sodit s’ gatuajnë kurrë ,
Burrat shkojnë e blejnë bukë n’ furrë !

Bëri e erdhi ndo ‘i mysafirë –
T’ gjithë e këqyrin si myzevir ?!
Çka ka lypë ky teveqel –
Merrni e qojeni në hotel !

Tokë e bahçe nuk i punojnë ,
Pemë, perime nuk kultivojnë ,
Qumësht , bulmetra nuk prodhojnë –
T’ gjithë kulturat i importojnë !

Gjilan, më 05.05.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.