Uji Dea

Gjithçka që duhet të dini për diabetin: Cilët janë shkaktarët dhe cilat janë simptomat

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Simptomat e diabetit përfshijnë etjen dhe urinimin e shpeshtë, rritjen e urisë, lodhje, dobësim të shikimit, plagë të cilat nuk shërohen, humbje e pashpjeguar e peshës, etj.

Simptomat e tipit 1 të diabetit mund të fillojnë shumë shpejt, brenda javëve. Simptomat e tipit 2 të diabetit zakonisht zhvillohet ngadalë – përgjatë viteve – dhe mund të jenë aq të lehta sa nuk vërehen fare, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve me tipin 2 të diabetit nuk kanë fare simptoma, ndërsa disa njerëz nuk e zbulojnë që e kanë këtë sëmundje derisa të fillojnë të kenë probleme shëndetësore që ndërlidhen me diabetin – siç është dobësimi i shikimit apo problemet me zemër.

Çka e shkakton tipin 1 të diabetit?

Tipi 1 i diabetit shkaktohet kur sistemi i imunitetit, i cili është sistem i trupit për luftimin e infeksioneve, e sulmon dhe shkatërron insulinën – duke prodhuar qeliza beta të pankreasit. Shkencëtarët mendojnë se tipi 1 i diabetit shkaktohet kryesisht nga gjenet dhe faktorët tjerë si viruset e ndryshëm.

Çka e shkakton tipin 2 të diabetit?

Tipi 2 i diabetit – forma më e zakonshme e diabetit – shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë faktorët e stilit të jetesës dhe gjenetikën.

Mbipesha, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik

ARKATANA

Jeni më të prirë ta zhvilloni tipin 2 të diabetit nëse nuk jeni aktiv fizikisht dhe jeni mbipeshë apo obezë. Pesha e tepërt ndonjëherë shkakton rezistencë të insulinës dhe është e zakonshme te njerëzit me tipin 2 të diabetit. Edhe lokacioni se ku gjendet masa dhjamore e trupit ka rëndësi. Dhjami i tepërt në bark është i ndërlidhur me rezistencë të insulinës, tipin 2 të diabetit, si dhe me sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Rezistenca e insulinës

Tipi 2 i diabetit zakonisht fillon me rezistencën e insulinës, dukuri ku muskujt, mëlçia dhe qelizat nuk e shfrytëzojnë insulinën mirë. Si rezultat, trupi ka nevojë për më shumë insulinë që ta ndihmojë glukozën të futet në qeliza. Fillimisht, pankreasi krijon më shumë insulinë për t’i përmbushur kërkesat e shtuara, por me kohën pankreasi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe kështu rriten nivelet e glukozës në gjak.

Gjenet dhe historia familjare

Njësoj sikur në tipin 1 të diabetit, gjene të caktuara mund t’ju bëjnë më të prirë ta zhvilloni tipin 2 të diabetit. Kjo sëmundje priret të trashëgohet, ndërsa është më e shpeshtë edhe në grupe të caktuara etnike dhe racore.

Çfarë tjetër e shkakton diabetin?

Mutacionet gjenetike, sëmundjet tjera, dëmtimet e pankreasit, dhe medikamentet e caktuara mund ta shkaktojnë diabetin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.