Uji Dea

Gjithçka që duhet të dimë mbi hipertensionin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Hipertensioni është një patologji që kryesisht prek moshat e mëdha, por vitet e fundit nuk po kursen as moshat më të reja. Shpeshherë mjekët apelojnë për një rritje të numrit të të prekurve me hipertension, ku shpeshherë rastet e rënda rezultojnë fatale, nëse nuk mjekohen siç duhet. Përmes gazetës “Shëndet+”, mjeku alternativ Ylli Merja shprehet për mënyrën se si duhet të tegojmë kujdes që të parandalojmë këtë patologji. Sipas tij, dieta ditore është shumë e rëndësishme në minimizimin e sëmundjes.

Çfarë është presioni i lartë i gjakut?

Presioni i gjakut është forca që zemra shtyn gjakun në arterie. Mirëpo kur gjaku lëviz në arterie dhe has në rezistencën e arterieve periferike, atëherë ky presion vazhdon të rritet për ta mposhtur këtë rezistencë.
Rezistenca e arterieve rritet nga ngushtimi ose kalcifikimi i tyre. Kur ky kalcifikim fillon të shtohet nga rritja e kolesterolit të lartë, nga rritja e triglicerideve, nga ulja e HDL-së dhe rritja e LDL-së. Trigliceridet e ngjitura diku në brendësi të arterieve vazhdojnë të rrisin masën dhe të ulin diametrin e arteries, që rrjedhimisht gjaku në këtë seksion rrit presionin. Dhe kur ky presion vazhdon të qëndrojë për disa javë mbi 140/95, atëherë rritja e presionit të gjakut ose hipertensioni ka filluar të ndikojë mbi individin. Faktorë të tjerë që rrisin presionin e gjakut janë infeksionet në veshka, kolitet spastike, obeziteti, rritja e sheqerit në gjak etj.

Shenjat e sëmundjes

Hipertensioni i quajtur ndryshe “vrasës i heshtur” nuk shkakton shenja klinike, vazhdon për një kohë të gjatë deri sa më në fund dëmton organe me rëndësi jetike, si: veshkën, mëlçinë, dobëson shikimin, dëmtime të vasave të gjakut, hollon muskujt e zemrës, forcon arteriet, rrit insuficiensën renale etj. Pra, hipertensioni është pasojë e këtyre çrregullimeve të organizmit, kurse shkaqet janë trashja e gjakut, rritja e yndyrnave, rritja e glicemisë, infeksionet e brendshme, shqetësimet nervore, çrregullimet në tretje etj. Për ta paraprirë këtë sëmundje të sistemit kardiovaskular, njerëzit mbi moshën 50 vjeç, duhet të bëjnë çdo 6 muaj këto ekzaminime mjekësore:
Urinën komplet, për të parë nëse ka albuminë, glicemi apo gjak në të.
Ekzaminimin e gjakut komplet dhe lipidogramës, për të parë si punojnë veshkat, pankreasi, mëlçia, si dhe elektrokardiogramën për të parë punën e zemrës. Sa më shpejt të kapet shkaku, aq më shpejt mënjanohet pasoja, pra shmangim hipertensionin.
Hipertensioni ka disa faktorë riskues, që duhet t’i njohim dhe t’i paraprijmë për të shmangur pasojën e hipertensionit.
Faktorët riskues, si: stili i jetës, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, jeta sedentare, obeziteti, dieta e mbingarkuar me yndyrna të tepruara, alkooli etj e shtojnë mundësinë e hipertensionit.
Faktorët riskantë të ndikueshëm në hipertension, të fiksuar dhe të pandryshuar janë:
Trashëgimia familjare, menopauza e hershme te gratë etj, që nëse vlerësohet, kjo jep ndikime pozitive në drejtim të shfaqjes me vonesë të hipertensionit të individët.

Cili konsiderohet presion i lartë i gjakut?

Hidromorava

Presioni i lartë paraqitet në disa forma:
Një presion i lartë sistolik p.sh.170/70mm Hg,ose 200/70mmHg.
Një presion i lartë diastolik p.sh.120/100 mm Hg,ose 120/108 mm Hg.
Ose të dy të lartë p.sh.190/110 mm Hg.
Në përgjithësi tensioni arterial deri 140/90 mm Hg për shumicën e njerëzve është i mirë. Presioni deri 160/100 mm Hg, është presion gjaku i butë, ndersa mbi këto nivele është presion i lartë dhe shkakton
patologji të ndryshme.

Si duhet të matim presionin e gjakut?

Për 30 min nuk duhet pirë kafe, cigare, alkool etj. Është mirë të urinoni. Qëndroni të qetë për 3-5 min, qëndrojmë lirshëm, vendosim mirë aparatin dhe pastaj bëjmë matjen.

Si mund ta ulim presionin e lartë të gjakut?
Ka dy rrugë për ta ulur:
-Ndryshoni stilin e jetës, duke pakësuar ushqimet e yndyrshme, pakësoni ushqimet me yndyrna të fshehura, pakësoni kripën dhe alkoolin, pakësoni ushqimin e rëndë në darkë, përdorni perime dhe zarzavate, kryeni ushtrime gjimnastikore, evitoni gjendjet stresante etj, modifikoni faktorët riskues të trashëgimisë, duke mos i krijuar premisa të përshtatshme rritjes së presionit të gjakut.
-Përdorimi i çajrave bimore dhe medikamenteve farmaceutike. Çajrat bimore pastrojnë arteriet nga trigliceridët, rrisin elasticitetin e arterieve, rrisin HDL-në, qetësojnë sistemin nervor etj.

Barnat farmeceutike përfshijnë inhibitoret ACE, barnat ARB betabllokuesit, diuretikët, bllokuesit e kalciumit dhe vasodilatatorët periferik./gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.