UBT

Gjithçka për ëmbëlsirën e vjeshtës, mandarinën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Me arritjen e ditëve të ftohta vjeshtore vjen edhe shoqërimi me një pemë të ëmbël. Bëhet fjalë për mandarinën. Por, pos se na zbukuron tryezat, mandarina përmban edhe 32 miligramë vitaminë C, që është gjysma e sasisë së sugjeruar për një ditë të vetme.

Mandarinat po ashtu janë të pasura me vitaminë A dhe acid folik. Prej mineraleve, mandarinat përmbajnë kalium, kalcium, magnez, bakër dhe hekur. Pos kësaj, në mandarinë gjeni 4 për qind të nevojave ditore për kalium, i domosdoshëm për ndërtimin dhe ruajtjen e eshtrave.

Po ashtu, duhet përmendur edhe faktin se 85 për qind e tyre përbëhen nga uji që përdoret për hedhjen jashtë të helmeve dhe për ta përmirë- suar metabolizmin. Mandarina përmban vetëm 64 kalori dhe 0,4 gr yndyrë, që e bën ushqimin e duhur për humbjen në peshë.

UBT

Vetitë shëruese të mandarinës janë: Mbron nga kanceri, Parandalon plakjen e lëkurës, Ndihmon në shërimin e plagëve, Forcon imunitetin, Mbron nga sëmundjet degjeneruese, Ndihmon në parandalimin e artritit, Përshpejton metabolizmin, Pakëson oreksin, Ndihmon në ruajtjen e shikimit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.