Gjithçka gati për “Flaka e Janarit 2016”, nën moton “25 vite me Flakën”

Gjilan – Bashkim Nexhipi përgjegjës i sektorit të kulturës ka prezantuar programin e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2016” të titulluar dhe nën moton “25 vite me Flakën”.
Sipas programit të prezantuar shihet se ka një program të larmishëm nga fusha të caktuara.
“Flaka e Janarit 2016” fillon më 11 janar me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet.
Pritje nga kryetari i komunës për familjet e dëshmorëve. Ndezja e Flakadanit të “Flakës së Janarit 2016” –
12 Janar – Ndeshje Futbolli në mes dy ekipeve – Artistët dhe Zyrtarë të Komunës
15 Janar – Film Flaka – festival i filmit të shkurtër- shqip.
17 Janar 2016 – Akademia e Flakës. Peneli i Flakës – Ekspozitë kolektive e arteve pamore.
21 Janar 2016 – Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugovën – Dhjetë vjetori i shkuarjes në amshim të Presidentit.
22 – 28 Janar 2016 – Talia e Flakës.
29 Janar, 2016 – “Foto Flaka 2016”.
29 Janar, 2016 – “Folk Flaka 2016”.
30 Janar 2016 – – “Pena e Flakës 2016” – Ora e madhe letrare – Shpallja e rezultateve të konkursit letrar për poezi dhe tregim.
30 Janar 2016 – “Xixat e Flakës 2016”.
31 Janar 2016 – Fest Flaka – Festivali i muzikës popullore dhe Përmbyllja e Flakës 2016.