Uji Dea

Gjitha arsyet pse duhet të hani fasule

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Fasulet janë shumë të ushqyeshme dhe janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, potas, hekur, kalcium dhe fosfor. Ngrënia e tyre redukton praninë e kolesterolit në gjak.

Fasulet janë të llojeve të ndryshme, të bardha, të kuqe, të mëdha, të vogla, të rrumbullakëta etj.

Fasulet janë shumë të ushqyeshme dhe janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, potas, hekur, kalcium dhe fosfor. Ngrënia e tyre redukton praninë e kolesterolit në gjak.

Uji Dea

Të gjitha llojet e fasuleve janë të pasura me fibra, gjë që lehtëson ndjesinë e ngopjes. Fasulet janë të përbëra në masën 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbërë në masën 90% nga uji.

Për nga përmbajtja proteinike, fasulet mnund të krahasohen me mishin. Nëse konsumohen shpesh dhe rregullisht, ulin nivelin e kolesterolit. Këshillohet që të hahen nga diabetikët, pasi mbajnë nën kontroll sheqerin dhe reduktojnë mundësinë për tu prekur nga tumori.