Hidromorava

Gjinovci: Rektori s’po ju konvenon partive, po e sulmojnë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rron Gjinovci, studenti që ngjyrosi me ngjyrë të kuqe ish rektorin Mujë Rugova duke protestuar kështu kundër keqmenaxhimit në Universitetin e Prishtinës (UP) ka thënë se studentët sot po protestojnë kryesisht për gjëra banale.

“Ose për të qenë më i butë, protestojnë për simptoma të kalbjes së sistemit. Studentët duhet të protestojnë për të pasur Universitet të mirëfilltë”, ka thënë Gjinovci për “Zërin” duke treguar gjendjen në UP, në të cilin Universitet ai thotë se do të duhej të mësohet me libra e jo me skripta.

UP-në, ai thotë se studentët e duan si institucion ku profesorët merren me shkencë, e jo me politikë, aty ku shoqëria projekton të ardhmen e saj emancipuese e jo kriminale.

ARKATANA

“Studentët kur dalin në protesta duhet të mendojnë për shoqërinë në përgjithësi, sidomos ata të Universitetit të Prishtinës. Ky universitet është më i madhi në vend. Se si do të jetë shoqëria jonë në 20-30-40 vjetet e ardhshme varet se si është UP-ja sot. Është koha e fundit që të thahen rrënjët e krimit dhe mosdijes të cilat ka një kohë që po nxjerrin ‘lule e frute helmuese’”.

Gjinovci madje thotë se studentet që po protestojnë kundër rektorit Zejnullahu janë po të njëjtit që “kur ne protestonim na dolën kundër duke na quajtur anarkistë”. Ai mendon se studentët po keqpërdoren edhe nga partitë.

“Tash për tash mua po më duket si një luftë mes AAK-së e PDK-së, ndërkaq rektori aktual, duke mos i konvenuar asnjërës palë po sulmohet në të gjitha anët. Unë ju them këtyre partive të kenë kujdes, se ne që nuk e shohim UP-në si mjet për realizimin e interesave tona, por të publikut kosovar, nuk do ta lejojmë marrjen e UP-së prapë nën kontrollin e tyre. Ka mbaruar ajo kohë”, ka thënë Gjinovci.