KKVITI

Gjini: Vetëvendosje është sjellë keq me policët

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ndryshe nga shoqëria civile dhe organizatat e ndryshme vendore e ndërkombëtare që e akuzojnë Policinë e Kosovës për përdorim të tepruar të dhunës në protestën e së hënës, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gjini, Shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, krahas policisë e fajëson edhe partinë e Albin Kurtit.

Në emisionin Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se ka qenë një ndjenje e keqe t’i shohësh deputetët e Kuvendit të Kosovës të rrahur, por se ka qenë po ndjenje e keqe t’i shohësh edhe policët e Kosovës duke u gjuajtur me gurë dhe të lyer me ngjyrë.

Mobi Casa

Sipas Gjinit, Inspektorati Policor i Kosovës duhet të nisë hetimet dhe të shoh se kush e ka tejkaluar forcën. Por, mendon se sjellje të këqija ka pasur si nga policët – ashtu edhe nga protestuesit. /Telegrafi/