FITORJA

Gjini: S’po them që Konjufca të burgoset, por është komike që u shpall i pafajshëm nga gjykata

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e ka quajtur “komik” vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për lirimin nga akuza të Glauk Konjufcës për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më 18 gusht 2016. Sipas Gjinit, kjo situatë është “korruptim i luftës kundër korrupsionit”.

“Jo vetëm që të gjithë e dinë që është hedhë gaz lotsjellës, jo vetëm që tash kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ka pranu, ka edhe xhirime. Në këtë rast gjyqi duhet me thanë që hedhja e gazit lotsjellës nuk është faj për me shpallë fajtor kryetarin e Kuvendit. Nëse gjyqi thotë që hedhja e gazit nuk është faj jemi në rregull. Por nëse është faj hedhja e gazit lotsjellës është absurd që nuk e kemi pa deri tash”, tha Gjini në Pressing, transmeton Express.

FIDANISHTJA

“Kishte me qenë më ndryshe me thanë është fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës por ka ndodhë shumë moti dhe e dënojmë me 300 euro”.

“Nuk jam duke kërku me dënu kryetarin e Kuvendit dhe me shti në burg që të jemi të qartë, nuk kisha dashtë me ndodh ajo punë. Por me thanë është i pafajshëm është komike. Kushdo që ka qenë në trup gjykues është dashtë me mendu që këto janë raste komike, për shkak se ky është korruptim i luftës kundër korrupsionit. Është fyerje e inteligjencës së cilitdo qytetar të Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.