UBT

Gjini: Serbia e ka ditur se Kosova do t’i thotë “jo” propozimit të BE-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini, ka thënë se nuk është befasuar nga epilogu i sotëm i takimit në Bruksel, mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare veçse i kanë ditur pozicionet e të dy palëve, ndaj takimin e 14 shtatorit e kanë zhvilluar vetëm sa për ta përmbushur raundin e diskutimeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Të drejtën me ju tregu, nuk ka qenë befasi epilogu i ditës së sotme. Po ju tregoj, jo vetëm për mu, për shumëkënd. Kanë qenë të paralajmëruara të gjitha këto që kanë ndodh sot. është gabim shumë mirëpo po ju tregoj që për sot ka qenë e paralajmërume. Madje e kam njëfarë ndjenje që edhe prej BE-së edhe prej SHBA-ve të cilat kanë pozicion tepër të qartë, ky raund ka qenë për me konsumu këtë raund. Pozicionet janë ditë. I kanë ditë më herët”, deklaroi Gjini.

GRANDEMALL

Tutje, ai tha se edhe Serbia ka pasur informata se Kosova s’do ta pranojë propozimin e BE-së për kompromis. Kjo, sipas Gjinit, i ka shtyrë që ata t’i thonë “po” propozimit, e që Kosovën ta qesin keq në sytë e ndërkombëtarëve.

“Këto forma të bisedimeve nuk janë krejt befasi, nuk ndodh me pritë çka po ndodh brenda. Ka pasë informacione edhe më herët që nuk ka vullnet për me lëvizë përpara. Po mendoj që në ditën e sotme Serbia ka pasë informacion të saktë se çka ka me bo kryeministri i Kosovës dhe duke e ditë që Kryeministri i Kosovës ka me thonë jo për atë propozim që ka dalë, ata kanë thënë po. Prapë, edhe njëherë, Kosova në njëfarë forme po paraqitet si pala që nuk po dëshiron me ecë ma tutje”.

“Kjo që ka ndodh sot në Bruksel është pasojë e shumë ngjarjeve që kanë ndodh edhe më herët, që të paktën një vit e gjysmë ose ma shumë edhe që janë pozicione tepër të gabueshme të Kosovës”, deklaroi ai. /ATV

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.