Fundamenti

Gjini: Qeverinë do ta udhëheq Haradinaj dhe askush tjetër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës insistojnë se Blloku duhet t’i përmbahet marrëveshjes së arritur mes subjekteve politike. Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se koalicioni mes Bllokut, është krijuar me idenë që Haradinaj të udhëheq qeverinë dhe kështu do të ndodhë.

“Kur ka nisur ky koalicion, ka nis me idenë që Haradinaj të bëhet kryeministër i Kosovës. Mendoj se kjo që kemi parë në Kosovë një kohë të gjatë, ka nevojë Kosova për Ramush Hardinajn”, ka thënë Gjini.

Ai ka thënë se me Bllokun kanë ndërtuar një besim të ndërsjellë dhe të mjaftueshëm, sa për të mos i dërguar njëri-tjetrit mesazhe nëpërmjet mediave.

“Ne kemi pasur besim të ndërsjellë, të mjaftueshëm që mund të ecim në këtë rrugë dhe kemi bërë një marrëveshje me datën 10 qershor. Gjatë këtyre muajve kemi arritur ta forcojmë atë besim. Jemi marrë vesh goxha herët mes vete që nuk kemi nevojë që njëri-tjetrit t’i dërgojmë mesazhe nëpërmjet mediave. Mendoj se disa prej kolegëve që dërgojnë mesazhe përmes mediave, po gabojnë, jo me qëllim të keq por ndoshta janë të ri në këto tema politike”, ka thënë Gjini në “Zona B”, citon express.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se beson që Mustafa dhe Thaçi megjithëse ndodhen në Bruksel, nuk do të takohen atje.

“Nuk besoj që Mustafa dhe Thaçi takohen në Bruksel”, ka thënë Gjini.

Gjini thotë se të gjitha ngjarjet deri tani ishin për të përçarë Bllokun, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë.

“Loja ka qenë të përçahet Blloku dhe PDK të mbetet në pushtet. Të jeni të sigurt që Blloku të përçahet, do të mbesim bashkë. PDK duhet të fillojë ta shohë Kosovën në opozitë nëse e do vendin pak”, ka thënë Gjini.