ARKATANA

Gjini: Njohja e ndërsjellë duhet të kthehet si pikë në dialogun me Serbinë, është qenësore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini pas takimit të partisë ka thënë se njohja e ndërsjellë duhet të kthehet si një ndër pikat më qenësore të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Gjini u shpreh se dialogu është proces që duhet të rishikohet edhe njëherë, ndërsa përveç pikave tjera e marrëveshjeve të rëndësishme që duhet të arrihen, kryesorja është njohja, e cila sipas AAK-së në një të ardhme sa më të afërt duhet të kthehet në tryezën e diskutimit.

United Hospital

“Patjetër, që ne si Aleancë i mbështesim të arriturat që i kemi tash pas marrëveshjes në SHBA. Sidoqoftë, ne mendojmë që dialogun si proces të rishikohet edhe njëherë. Aleanca do të insistoj që disa pika të dialogut të rishikohet edhe njëherë. Do të ketë edhe takime të tjera. Si pikë e dialogut ka qenë edhe njohja e ndërsjellë, por që është hjek, por që Aleanca mendon se kjo pikë duhet të kthehet në një të ardhme të afërt, sepse është pika qenësore. Ka edhe marrëveshje tjera të rëndësishme, por që kjo pikë është më e rëndësishmja”, tha Gjini. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.