Eko Higjiena

Gjini: Masat janë sanksione, veç s’ia kanë qitë emrin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se masat e Bashkimit Evropian janë sanksione.

AI në Pressing të T7, ka thënë se kur përmendet fjala sanksione nënkupton masat që janë ndërmarrë, pra sipas tij vetëm fjalën sanksione nuk po e përdorim.

“Veç fakti që shtetet që kanë punu me ne para lufte i kanë dhënë drejtim Kosovës për me mbërri te pavarësia, i kanë dhënë drejtim komunitetit ndërkombëtar që kanë konsideru që e kanë bë një punë të mirë me popullin e Kosovës. Sot edhe ata mendojnë që kanë të drejtë”, ka thënë Gjini.

RCCOLA

Ai më tutje ka thënë se këto sanksione nuk janë vetëm kundër kryeministrit Albin Kurtit, por pasojat janë për Kosovën.

Gjini ka vazhduar që qasja e Qeverisë është gabim, sipas tij askush në histori nuk e ka fituar luftën kundër gjithë botës. /Gazeta Express/