Gjini: Kushtetuesja është kapur nga krimi
Pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Ardian Gjini i AAK’së, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka deklaruar se “shteti është i kapur nga krimi”.
“Qëndrimi i gjyqtarit Carolan dhe sqarimi i tij i tregojnë dy gjëra.”
“Së pari, fakti që ai është tërhequr nga puna para se të fillojë interpretimi, me shpjegimin se është në pakicë, tregon se gjyqtarët tjerë e kanë ‘ditur’ si do të veprojnë përkundër sqarimeve.”
“Dhe së dyti, tregon se gjyqtarët e edhe Gjykata janë kapur nga krimi. Kjo sepse e interpretojnë Kushtetutën në mënyrë të gabueshme dhe jokonsistente, me qëllim, vetëm për ta ndihmuar krimin që e ka kapluar sistemin tonë shtetëror.”
“Por kur i ke votat, ka zgjidhje për gjithçka. Vetëm turpin nuk mund t’ia heqim askujt. Turpin le ta bartin për tërë jetën”, ka shkruar Ardian Gjini.

